RASR - Përqasja rajonale për reduktimin e rezervave (Regional Approach to Stockpile Reduction, RASR) - Seminari i 9-të i RASR-së
 
English | BCMS | Български | македонски | Română | Shqip | Slovenščina

Seminari i 9-të i RASR-së

3 – 4 tetor në Podgoricë, Mal i Zi

Seminari i 9-të në mbështetje të Qasjes rajonale për reduktimin në Evropën Juglindore të stokut (RASR) të armëve konvencionale dhe municioneve do të mbahet në datat 3 – 4 tetor në Podgoricë, Mali i Zi.
Seminaret e RASR-së janë një mundësi që Ministria e Mbrojtjes dhe zyrtarët e Shtabit të Përgjithshëm të shkëmbejnë praktikat më të mira, të ndërtojnë marrëdhënie dhe të mësojnë për ndihmën e disponueshme teknike dhe financiare për menaxhimin e stokut në rajon.
Seminari i ardhshëm financohet nga Bashkimi Evropian përmes Vendimit të Këshillit të tij 2016/2356/PPJS dhe do të fokusohet në çështjet që lidhen me progresin, sfidat dhe prioritetet në asgjësimin e tepricave të municioneve dhe në menaxhimin e stokut, përfshirë harmonizimin e kërkesave të mbrojtjes dhe sigurisë për ruajtjen e municioneve.
Ndër të ftuarit bëjnë pjesë përfaqësues nga Ministritë e Mbrojtjes në rajon si dhe përfaqësues të vendeve donatore dhe të organizatave ndërkombëtare të angazhuara në këtë fushë.
Seminaret e organizuara nën këtë nismë rajonale përbëjnë një tjetër përpjekje për forcimin e kapaciteteve kombëtare në trajtimin e kërcënimeve që paraqesin stoqet e tepërta, të paqëndrueshme dhe të pasiguruara ose ndryshe me rrezik të armëve konvencionale dhe municioneve përmes bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të ekspertizës në Evropën Juglindore.