RASR - Përqasja rajonale për reduktimin e rezervave (Regional Approach to Stockpile Reduction, RASR) - Partnerët
 
English | BCMS | Български | македонски | Română | Shqip | Slovenščina

Partnerët

   

European Union

Që nga 2017, RASR financohet nga Bashkimi Evropian përmes Vendimit të Këshillit të tij 2016/2356/PPJS i miratuar më datë 19 dhjetor 2016.
   

Office of Weapons Removal and Abatement

Zyra për Largimin dhe Pakësimin e Armëve pranë Departamentit Amerikan të Shtetit (PM/WRA) krijon kushte lokale, rajonale dhe ndërkombëtare që sigurojnë paqe, stabilitet dhe mirëqenie duke frenuar përhapjen e paligjshme të armëve konvencionale të luftës siç janë armët e lehta automatike dhe armët kundërtanke, dhe duke larguar dhe asgjësuar të tjera, siç janë minat tokësore aktive dhe stoqet e braktisura të municioneve, që përbëjnë dhe paraqesin rreziqe pas ndërprerjes së konflikteve të armatosura.
   

DTRA - Defense Threat Reduction Agency

DTRA është Agjencia e Mbështetjes Luftarake pranë Departamentit Amerikan të Mbrojtjes për kundërshtimin e armëve të shkatërrimit në masë. Ajo i adresohet të gjithë spektrit të kërcënimeve kimike, biologjike, radiologjike, bërthamore dhe të shpërthimeve të shkallës së lartë. Programi i DTRA përfshin kërkim dhe zhvillim shkencor bazë, mbështetje operacionale për ushtarët e SHBA-së në vijën e frontit, si dhe një institut kërkimor të brendshëm për armët e shkatërrimit në masë që synon parashikimin dhe lehtësimin e kërcënimeve të ardhshme shumë kohë përpara se ato të kenë mundësinë të dëmtojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
   

International Trust Fund

ITF-ja për Rritjen e Sigurisë Njerëzore (ITF) është një organizatë humanitare dhe jofitimprurëse e themeluar nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë në mars të vitit 1998 me qëllimin fillestar për të ndihmuar Bosnje e Hercegovinën në zbatimin e marrëveshjes së paqes dhe për të dhënë ndihmë e mbështetje në rindërtimin e vendit pas konfliktit. Që prej krijimit të saj, ITF e ka zhvilluar dhe zgjeruar vazhdimisht misionin duke zgjeruar kështu fushën e veprimtarisë së saj dhe zonën gjeografike të ushtrimit të aktivitetit, me qëllim trajtimin e problemeve të një mjedisi në ndryshim për sa i përket sigurisë njerëzore, nevojave të vendeve përfituese dhe prioriteteve të komunitetit të donatorëve. Misioni i ITF-së është promovimi i rritjes së sigurisë njerëzore në vendet e prekura nga minat tokësore/eksplozivët e mbetur nga lufta dhe nga ndikime të tjera nga konflikti. Së fundmi, ITF ka zgjeruar operacionet e saj jo vetëm në të gjithë Evropën Juglindore, por edhe në Azinë Qendrore, Kaukazin Jugor, Afrikën e Veriut dhe atë Sub-Sahariane, Amerikën Latine dhe më gjerë në Lindjen e Mesme.
   

NSPA

Agjencia Mbështetëse e NATO-s (NATO Support and Procurement Agency - NSPA) është Agjencia e Integruar e NATO-s për Logjistikën dhe Ofrimin e Shërbimeve, e cila është një ndërthurje e Agjencisë së mëparshme të NATO-s për Mirëmbajtjen dhe Furnizimet (NAMSA), Agjencisë së Evropës Qendrore për Menaxhimin e Linjës së Tubacioneve të Karburanteve (CEPMA) dhe Agjencisë së NATO-s për Menaxhimin e Transportit Ajror (NAMA). NSPA-ja është një agjenci e financuar krejtësisht nga klientët, e cila vepron sipas parimit «pa përfitim – pa humbje». Ajo ka punësuar një staf prej 1200 personash dhe selia e saj qendrore gjendet në Dukatin e Madh të Luksemburgut (Kapellen), me qendra operative në Luksemburg, Francë, Hungari dhe Itali. NSPA-ja është organi ekzekutiv i Organizatës Mbështetëse të NATO-s (NSPO), anëtare të së cilës janë të 28-të shtetet e NATO-s. Këto shtete përfaqësohen nga Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë (ASB) së NSPO-së, i cili drejton dhe kontrollon aktivitetet e NSPA-së. NSPA-ja i bashkon veprimtaritë mbështetëse të logjistikës dhe prokurimit të NATO-s në një organizatë të vetme, duke siguruar zgjidhje për mbështetjen të përbashkët shumëkombëshe për grupet e saj të interesit. Krijimi i saj ndodh brenda kuadrit të përqasjes së re të NATO-s ndaj shpenzimeve për mbrojtjen gjatë periudhave të vështira, e quajtur Mbrojtja inteligjente, element kryesor i së cilës është Mbështetja inteligjente.
   

OSCE

OSBE-ja është organizata më e madhe në botë e sigurisë rajonale, 56 vendet pjesëmarrëse të së cilës shtrihen në një zonë gjeografike nga Vankuveri deri në Vladivostok.
 

RACVIAC

RACVIAC – Qendra për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë është një organizatë akademike ndërkombëtare, e pavarur, jofitimprurëse, me pronësi rajonale, me misionin për nxitur dialogun dhe bashkëpunimin mbi çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore përmes një partneriteti mes vendeve të rajonit dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë.
   

SEESAC

Zyra Qendrore e Evropës Juglindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC) ka mandat nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për të mbështetur më tej të gjithë aktorët ndërkombëtarë dhe kombëtarë duke forcuar kapacitetin kombëtar dhe rajonal për të kontrolluar dhe reduktuar përhapjen dhe keqpërdorimin e armëve të vogla dhe të lehta, duke kontribuuar kështu në shtimin e stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit në Evropën Lindore dhe Juglindore.
   

Small Arms Survey

Small Arms Survey është një projekti i pavarur studimor me qendër në Graduate Institute of International and Development Studies në Gjenevë, Zvicër. Ai shërben si burimi kryesor ndërkombëtar i informacionit publik për të gjitha aspektet e armëve të vogla dhe dhunës së armatosur, si edhe si burim për qeveritë, politikëbërësit, studiuesit dhe aktivistët. Projekti ka një staf ndërkombëtar me ekspertizë në studime të sigurisë, shkenca politike, politikë publike ndërkombëtare, juridik, ekonomi, studime zhvillimi, zgjidhje konfliktesh dhe sociologji.
   

Swiss Implementation and Verification Unit